Titulli: Recepsioniste
Përshkrimi:
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Marea Resort ofron mundësi për fitimin e përvojës së jashtëzakonshme dhe kërkon të punësojë recepsioniste.
Detyrat:
- Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale në çdo kohë;
- Ndjek veprimet e përditshme në hotel, dhe përditësohet me të gjitha ndryshimet dhe procedurat;
- Informon klientët me politikat dhe procedurat e pagesave në check–in;
- Koordinon me departamentin e housekeeping në lidhje me azhornimin e dhomave dhe koordinon kërkesat/nevojat për mirëmbajtje dhe riparime;
- Të kenë njohuri për qytetin, zonën përreth dhe atraksioneve të tjera për t'u siguruar klientëve të gjithë informacionin e kërkuar;
- Raporton çdo situatë apo kërkesë të pazakontë menaxherit;
- Janë fleksibile në bazë të nevojave të hotelit;
Kualifikimet:
- Të kenë minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
- Të njohin shumë mirë gjuhën angleze;
- Të kanë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
- Të jenë të paraqitshëm;
- Të njohin paketën Microsoft Office;
- Të jenë korrektë;
Shënime:
- Ofrohen kushte shumë të mira pune.
- Akomodim i mbuluar nga kompania.
- Transport i mbuluar nga kompania.
- Paga të kënaqshme.
Adresa: Qerret, Durres