Përshkrimi
Pozita është për punonjës pastrimi që do të kujdesen për mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme në Rezidencën Kodra e Diellit 1.
Detyrat
- Kryerja e pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve, si edhe e zonave të përbashkëta në pjesën e jashtme.
- Grumbullimi i mbeturinave dhe largimi i tyre.
- Sigurimi që ambientet e jashtme të mbeten të pastra dhe në gjendje funksionale.
- Koordinimi me ekipin e mirëmbajtjes për kërkesat e përditshme operative.
Kualifikimet
- Ndjenjë përgjegjësie dhe gatishmëri për punë në terren.
- Aftësi për bashkëpunim dhe punë në ekip.
- Përvoja në role të ngjashme vlerësohet si përparësi.