Përshkrimi
ARKA ART Hotel, pjesë e ATDG (Art and Tourism Development Group), e cila renditet ndër kompanitë kryesore në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, ka hapur aplikimet për pozitën Punëtor ngarkim-shkarkim.
Detyrat
- Realizon lëvizjen e brendshme të materialeve, pajisjeve dhe produkteve të ndryshme nga magazina drejt sektorëve përkatës në ambientet e hotelit ose të kompleksit.
- Kujdeset që transportimi i materialeve të kryhet në mënyrë të sigurt, me vëmendje dhe në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga përgjegjësit e sektorëve.
- Jep mbështetje në proceset logjistike të ngarkimit, shkarkimit dhe shpërndarjes së brendshme.
Kualifikimet
- Të ketë aftësi fizike dhe frymë bashkëpunimi.
- Të tregojë përgjegjshmëri ndaj orarit dhe detyrave të punës.
Përfitimet
- Pagesë konkuruese
- Transport