• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Punetor Ndihmes

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Agikons Sh.P.K është një kompani e njohur në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. E themeluar në vitin 1996, ajo njihet për cilësinë e punimeve dhe standardin e lartë të realizimit. Ndër projektet që ka zhvilluar me sukses përfshihen “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë, “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë, “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj, Gjiri I Lalëzit, si edhe “Swan Residence” në Farkë.

Si pjesë e zgjerimit të veprimtarisë së saj, kompania është në kërkim të një Punëtori në fushën e ndërtimit.

Detyrat

  • Ndihmon specialistin gjatë proceseve të punës, si muraturë, suvatim, hidroizolime dhe punë të ngjashme.
  • Bart dhe zhvendos materiale të ndryshme sipas nevojave të kantierit.
  • Mban ambientin e objektit të pastër dhe të sistemuar.

Kualifikimet

  • Përvoja në sektorin e ndërtimit konsiderohet përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
  • Kërkohet që kandidati të jetë mbi 18 vjeç.
  • Duhet të jetë i përgjegjshëm dhe korrekt në punë.
  • Kërkohet respekt ndaj kolegëve dhe përmbushje me seriozitet e në afatet e përcaktuara e detyrave të ngarkuara.

Shënime

  • Ofrohen kushte shumë të mira pune.
  • Marrëdhënia e punës është me kontratë të rregullt dhe afatgjatë.
  • Kompania mundëson transport për punonjësit.
  • Ka mundësi për zhvillim profesional për personat që dëshirojnë të mësojnë dhe të fitojnë një zanat.
  • Ekziston mundësi avancimi brenda grupit.
  • Paga arrin deri në 100.000 Leke.
  • Ofrohen vlerësime periodike.