Përshkrimi
Agikons Sh.P.K është një kompani e njohur në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e themeluar në vitin 1996, e cila veçohet për cilësinë e lartë dhe standardin e punimeve. Në portofolin e saj përfshihen projekte të realizuara me sukses, si “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë, “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë, “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj, Gjiri I Lalëzit, si edhe “Swan Residence” në Farkë.
Për shkak të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të një Punëtor në fushën e ndërtimit.
Detyrat
- Ndihmon specialistin gjatë proceseve të punës, si muraturë, suvatim, hidroizolime dhe punë të ngjashme.
- Bart dhe zhvendos materiale të ndryshme sipas nevojave të punës.
- Mban objektin të pastër dhe në rregull gjatë zhvillimit të punimeve.
Kualifikimet
- Përvoja në sektorin e ndërtimit konsiderohet përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
- Kandidati duhet të jetë mbi 18 vjeç.
- Kërkohet përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Duhet të respektojë kolegët dhe të përmbushë me përpikëri të gjitha detyrat e caktuara brenda afateve të vendosura.
Shënime
- Sigurohen kushte shumë të mira pune.
- Ofrohet kontratë e rregullt pune afatgjatë.
- Kompania mundëson transport për punonjësit.
- Ekziston mundësi për zhvillim profesional për ata që dëshirojnë të mësojnë një zanat.
- Ka mundësi promovimi brenda grupit.
- Paga arrin deri në 100.000 Leke.
- Ofron vlerësime periodike.
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane