Përshkrimi
Agi Kons Sh.P.K është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Aktualisht ne po kërkojmë Punonjës në fushën e ndërtimit dhe të ftojmë të bëhesh pjesë e stafit tonë.
Pozicioni i Punës: Suvatues
Vendodhja: Lundër
Detyrat
- Suvatim i mureve dhe tavaneve me përgatitje paraprake të sipërfaqeve
- Punime fino për lëmim, nivelim dhe përgatitje për lyerje
- Meremetime dhe riparime të çarjeve, dëmtimeve dhe pjesëve të amortizuara
Kualifikimet
- Mosha e kërkuar mbi 18 vjeç
- Eksperiencë në suvatim, fino dhe meremetime
- Njohuri mbi materialet e ndërtimit dhe përdorimin e tyre
- Aftësi për nivelim dhe përfundime cilësore
- Përdorimi i mjeteve profesionale të punës
- Saktësi, përpikmëri dhe respektim i afateve
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur
- Kujdes ndaj detajeve dhe cilësisë së punës
- Njohuri bazë për sigurinë në punë
Shënime
- Ofr0hen kushte shumë të mira pune
- Kontratë e rregullt pune afatgjatë
- Mundësi promovimi brenda grupit
- Vlerësime periodike
- Bonus për çdo mik të referuar për t’u punësuar në kompani
- Transport i mbuluar nga kompania
Kandidatët preferohen të jenë me banim në Lundër.