• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Punetor Mirembajtes/ Bojaxhi Sarande

Agikons
Apliko
Pastrim & MirembajtjeSarandë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani udhëheqëse në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo kompani ka themeluar dhe menaxhon destinacione të veçanta hoteliere dhe resorte premium, si Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Në këtë kuadër, Bougainville Bay Resort kërkon të punësojë Punëtor Mirëmbajtës / Bojaxhi.

Detyrat

  • Realizimi i ndërhyrjeve për riparim dhe mirëmbajtje në objekt, përfshirë bojatisje, suvatim, punime murature dhe zëvendësime të ndryshme.
  • Zbulimi i problemeve infrastrukturore dhe marrja e masave për t'i zgjidhur ato.
  • Njoftimi i përgjegjësit të mirëmbajtjes për problematikat e evidentuara.
  • Respektimi i rregullave dhe procedurave të sigurisë gjatë kryerjes së punës.
  • Kujdesi për mirëmbajtjen e veglave dhe pajisjeve të punës.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar funksionimin e rregullt të ambienteve.

Kualifikimet

  • Njohuri teknike në bojatisje, muraturë dhe punime të përgjithshme ndërtimi.
  • Aftësi për trajtimin dhe zgjidhjen e situatave praktike.
  • Përvojë në përdorimin e mjeteve të punës.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe zbatim i standardeve të sigurisë.
  • Ndjenjë përgjegjësie dhe aftësi organizative.
  • Gatishmëri për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
  • Fleksibilitet në orarin e punës.

Shënime

  • Ofrohet pagë konkurruese dhe mundësi për zhvillim profesional.
  • Ambienti i punës është miqësor dhe mbështetës.
  • Pozita jep mundësinë për të ndikuar në krijimin e një eksperience pozitive për klientët dhe për të avancuar drejt roleve menaxheriale brenda kompanisë.