Përshkrimi
Agikons Sh.P.K është një kompani e njohur në sektorin e ndërtimit dhe të zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e themeluar në vitin 1996, e vlerësuar për cilësinë dhe standardin e lartë të realizimeve të saj.
Gjatë aktivitetit të saj, Agikons ka zhvilluar një sërë projektesh të suksesshme, ndër të cilat përfshihen “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë, “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë, “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj, Gjiri I Lalëzit dhe “Swan Residence” në Farkë.
Met – Engineering bën pjesë në grupin AGIKONS dhe aktualisht kërkon të zgjerojë ekipin me një Punëtor Mirëmbajtës/ Bojaxhi.
Detyrat
- Të realizojë ndërhyrje riparimi dhe mirëmbajtjeje në godinë, përfshirë bojatisje, suvatime, punime murature dhe zëvendësime të ndryshme.
- Të dallojë problematikat që lidhen me infrastrukturën dhe të ndërmarrë zgjidhjen e tyre.
- Të njoftojë përgjegjësin e mirëmbajtjes për problematikat e evidentuara.
- Të respektojë rregullat dhe procedurat e sigurisë gjatë kryerjes së punës.
- Të mbajë në gjendje të mirë pajisjet dhe veglat që përdoren për punë.
- Të koordinohet me sektorët e tjerë për të siguruar funksionimin e rregullt të ambienteve.
Kualifikimet
- Të ketë njohuri teknike në bojatisje, muraturë dhe punime të përgjithshme ndërtimi.
- Të tregojë aftësi për zgjidhjen e situatave praktike.
- Të ketë eksperiencë në përdorimin e mjeteve të punës.
- Të punojë me vëmendje ndaj detajeve dhe me fokus te siguria.
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëri dhe aftësi organizative.
- Të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në grup.
- Të ketë fleksibilitet në orar.
Përfitimet
- Ofrohet pagë konkurruese dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Mjedisi i punës është miqësor dhe mbështetës.
- Pozita ofron mundësi për të ndikuar në krijimin e një eksperience pozitive për klientët, si edhe për të ecur përpara drejt roleve menaxheriale brenda kompanisë.