Përshkrimi
ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani e njohur për projektet e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. Në portofolin e saj përfshihen destinacione të veçanta në fushën e hotelerisë dhe të resorteve premium, si Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Në këtë kuadër, Arka Hotel po hap një vend pune për Punëtor Mirëmbajtës / Bojaxhi.
Detyrat
- Të realizojë ndërhyrje riparimi dhe mirëmbajtjeje në objekt, përfshirë bojatisje, suvatim, punime murature dhe zëvendësime të ndryshme.
- Të dallojë problemet që lidhen me infrastrukturën dhe të ndërmarrë zgjidhjen e tyre.
- Të njoftojë përgjegjësin e mirëmbajtjes për çështjet e konstatuara.
- Të respektojë rregullat dhe procedurat e sigurisë gjatë kryerjes së punës.
- Të kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe veglave që përdoren në procesin e punës.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për të siguruar funksionimin e rregullt të ambienteve.
Kualifikimet
- Të ketë njohuri teknike në bojatisje, muraturë dhe punime të përgjithshme ndërtimore.
- Të zotërojë aftësi për zgjidhjen e situatave praktike.
- Të ketë përvojë në përdorimin e mjeteve të punës.
- Të tregojë kujdes ndaj detajeve dhe zbatimit të sigurisë.
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i organizuar.
- Të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Të ketë fleksibilitet me orarin e punës.
Shënime
- Ofron pagë konkurruese dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Siguron një mjedis pune miqësor dhe mbështetës.
- Jep mundësi për të ndikuar në krijimin e një përvoje pozitive për klientët dhe për të ecur drejt roleve menaxheriale brenda kompanisë.