Përshkrimi
ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani udhëheqëse në nismat për turizëm të qëndrueshëm dhe zhvillim në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania ka themeluar dhe menaxhon destinacione të spikatura në fushën e hotelerisë dhe resorteve premium, përfshirë Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Në këtë kuadër, ATDG po kërkon të punësojë Pergjegjes Finance ne Sarande.
Përgjegjësi/a e Financës do të jetë pjesë e ekipit dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Drejtuesin e Departamentit të Financës, duke kontribuar në ruajtjen dhe përmirësimin e situatës financiare.
Detyrat
- Të kryejë verifikim të hollësishëm të regjistrimeve në Alpha Web.
- Të kontrollojë gjithë dokumentacionin që lidhet me hyrjet dhe daljet nga magazina në destinacione të tjera.
- Të shqyrtojë dhe të verifikojë veprimet që lidhen me mjetet monetare.
- Të bëjë rakordimin e klientëve dhe furnitorëve, si edhe të kasa fiskale, poss banke etj.
- Të analizojë të dhënat financiare, si dhe të llogarisë kostot dhe marzhet e kompanisë.
- Të raportojë dhe të kontrollojë magazinat në pikat e shitjes, duke evidentuar diferencat sa herë kërkohet ose kur vlerësohet e nevojshme.
- Të zbatojë politikat dhe procedurat e kompanisë.
- Të planifikojë, organizojë dhe administrojë ngarkesën e punës.
- Të përmbushë edhe detyra të tjera që lidhen me rolin e përgjegjësit të financës.
- Të jetë i/e aftë të mbajë përgjegjësi.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në degën Financë- Kontabilitet.
- Të zotërojë jo më pak se 5- vjeçare përvojë pune në këtë fushë; përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit konsiderohet avantazh.
- Të karakterizohet nga saktësia dhe produktiviteti, si dhe të ketë aftësi për respektimin e afateve.
- Të ketë njohuri shumë të mira në programin Alpha Web.
- Të ketë aftësi në përdorimin e paketës Ms Office.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Të zotërojë mirë gjuhën Angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.