• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Pergjegjes i Sektorit te Asistenteve te Shitjes & After Sales

Agikons
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Përgjegjës i Sektorit të Asistenteve të Shitjes & After Sales

Përshkrimi:

  • Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
  • Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Qëllimi i pozicionit:

  • Të drejtojë sektorin e asistenteve të shitjes dhe after sales duke:
    • garantuar respektimin e kushteve kontraktuale për likuidimin në kohë të kësteve,
    • rritjen e të ardhurave përmes shitjes së produkteve opsionale,
    • zbatimin e procedurave të brendshme deri në dorëzimin e njësisë,
    • komunikim etik e profesional me klientët.

Detyrat:

  • Drejton ekipin që:
    • asiston procesin e shitjes së njësive (pa qenë përgjegjës për shitjen e pronës)
    • realizon shitje të produkteve dhe shërbimeve opsionale
  • Vendos objektiva të qarta për:
    • cilësinë e shërbimit
    • korrektesinë e procesit
    • performancën e shitjes së produkteve opsionale
  • Trajnon ekipin mbi:
    • produktet opsionale dhe kostot
    • kufijtë teknike të ndryshimeve
    • komunikimin dhe negocimin me klientët
  • Mbështet menaxherët e shitjes gjatë:
    • takimeve me klientë të rinj
    • prezantimit të projektit dhe opsioneve standarde
    • përgatitjes së dokumentacionit deri në mbylljen e kontratës
    • Siguron kalim të strukturuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas kontratës

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose fusha të ngjashme)
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në ndërtim / real estate
  • Eksperiencë në: after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling), koordinim multi-projekt
  • Njohuri të mira të proceseve teknike dhe kontraktuale në ndërtim

Aftësi & Kompetenca Kyçe:

  • Lidership operacional & komercial
  • Aftësi negocimi për produkte me vlerë të shtuar
  • Orientim drejt klientit dhe rezultateve
  • Mendim analitik dhe vëmendje ndaj kostove
  • Aftësi shumë të mira koordinuese ndër-departamentale

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore
  • Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë