Përshkrimi
Agikons sh.p.k. është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur edhe ndërkombëtarisht për standardin e lartë në ndërtim. Vlera kryesore e kompanisë mbetet ekipi, ndaj punohet vazhdimisht që stafi të ketë një mjedis mikpritës dhe të ndiejë vlerësim për kontributin, punën dhe eksperiencën që sjell.
Brenda Agikons sh.p.k., çdo punonjës ka mundësi të avancojë në detyrë dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura në punë.
Kjo pozitë ofron siguri në punësim, mundësi zhvillimi në karrierë dhe rritje në pagë pas avancimeve profesionale.
Kompania po kërkon një Përgjegjës të Sektorit të Asistentëve të Shitjes & After Sales.
Qëllimi i Pozicionit:
- Të udhëheqë sektorin e asistentëve të shitjes dhe after sales.
- Të sigurojë zbatimin e kushteve kontraktuale për likuidimin në afat të kësteve.
- Të kontribuojë në rritjen e të ardhurave përmes shitjes së produkteve opsionale.
- Të garantojë ndjekjen e procedurave të brendshme deri në dorëzimin e njësisë.
- Të mbajë komunikim etik dhe profesional me klientët.
Detyrat
Drejton ekipin që:
- Mbështet procesin e shitjes së njësive, pa mbajtur përgjegjësi direkte për shitjen e pronës.
- Kryen shitjen e produkteve dhe shërbimeve shtesë.
Përcakton objektiva të qarta për:
- Cilësinë e shërbimit.
- Saktësinë e procesit.
- Ecurinë e shitjes së produkteve opsionale.
Trajnon ekipin për:
- Produktet opsionale dhe kostot përkatëse.
- Kufizimet teknike të ndryshimeve.
- Komunikimin dhe negocimin me klientët.
Mbështet menaxherët e shitjes gjatë:
- Takimeve me klientë të rinj.
- Prezantimit të projektit dhe alternativave standarde.
- Përgatitjes së dokumentacionit deri në përmbylljen e kontratës.
- Kalimit të organizuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas nënshkrimit të kontratës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose në fusha të afërta.
- Të paktën 3 vite eksperiencë në ndërtim / real estate.
- Përvojë në after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling) dhe koordinim multi-projekt.
- Njohuri të mira mbi proceset teknike dhe kontraktuale në ndërtim.
Aftësi & Kompetenca Kyçe:
- Lidership operacional & komercial.
- Aftësi negociuese për produkte me vlerë të shtuar.
- Qasje të orientuar nga klienti dhe rezultatet.
- Mendim analitik dhe kujdes ndaj kostove.
- Aftësi shumë të mira për koordinim ndërmjet departamenteve.