• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Pergjegjes Finance Sarande

Agikons
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetSarandë1 javë më parëFull Time

Titulli: Përgjegjësi/e e Financës

Përshkrimi:
Përgjegjësi/sja e Financës do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Departamentit të Financës dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare.

Detyrat:

  • Kontroll i detajuar i regjistrimeve në Alpha Web;
  • Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
  • Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve me mjetet monetare;
  • Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve, kasa fiskale, poss banke etj;
  • Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
  • Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
  • Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
  • Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
  • Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së përgjegjësit te financës;
  • I/E aftë për të marrë përgjegjësi;

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
  • Të ketë eksperiencë jo më pak se 5- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
  • Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
  • Njohuri shumë të mira në programin Alpha Web;
  • Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup;
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;

Shënime:
Adresa: Bougainville Bay Resort & SPA, Rr. Butriniti, Sarandë