Titulli i punës: Agjent Rezervimesh
Përshkrimi:
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të percjelle një ndikim pozitiv kudo. Të menaxhojë në mënyrë të saktë, të shpejtë dhe profesionale kërkesat dhe rezervimet e klientëve, duke garantuar një eksperiencë të shkëlqyer komunikimi dhe duke kontribuar në rritjen e shitjeve direkte dhe kënaqësisë së klientit.
Detyrat:
- Menaxhon kërkesat e klientëve në gjuhën angleze dhe italiane përmes email-it, telefonit dhe rrjeteve sociale, duke ofruar përgjigje të shpejta dhe profesionale.
- Krijon dhe dërgon oferta të personalizuara bazuar në nevojat e klientit dhe disponueshmërinë e strukturës.
- Regjistron dhe përditëson rezervimet në sistem (PMS/CRM) në kohë reale, duke garantuar saktësi të plotë të të dhënave.
- Ndjek konvertimin e kërkesave në rezervime, duke aplikuar teknika bazë shitjeje dhe cross-selling (akomodim + shërbime shtesë).
- Koordinon me departamentet e tjera (Front Office, Housekeeping, Marketing) për të siguruar një përvojë të unifikuar për klientin.
- Monitoron dhe ndjek kërkesat online (Facebook, Instagram, email, OTA), duke ruajtur standard të lartë komunikimi.
- Menaxhon komunikimin pas rezervimit, duke dërguar konfirmime, informacione shtesë dhe mesazhe mirëseardhjeje.
- Mbështet mirëmbajtjen e reputacionit online, duke asistuar në përgjigjet ndaj komenteve në platforma si Google dhe TripAdvisor.
- Zbaton procedurat dhe standardet e kompanisë për menaxhimin e rezervimeve dhe komunikimit me klientin.
- Plotesimin ditore te raportit te konkurences , raportit te lead konversin dhe rezervimeve ditore te konfirmuara
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Turizëm, Menaxhim, Marketing ose fusha të ngjashme;
- Eksperiencë pune në rezervime, shitje ose front office (minimumi 1 vit);
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane (rekomandim), në komunikim verbal dhe të shkruar;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
- Njohuri bazë në përdorimin e sistemeve të rezervimeve (PMS/CRM) dhe kanaleve OTA;
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel);
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me volum të lartë kërkesash.
Shënime:
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
- Transport
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"