Operator i Makinerisë për Tranxhe dhe Piega
Përshkrimi:
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Detyrat:
- Operimi i makinerive për tranxhe dhe piega
- Vendosja dhe rregullimi i parametrave të punës sipas specifikimeve
- Kontrolli i cilësisë së produktit gjatë dhe pas procesit
- Mirëmbajtja bazë e makinerisë dhe raportimi i problemeve teknike
- Respektimi i rregullave të sigurisë në punë
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në operimin e makinerive (avantazh tranxhe/piega)
- Preferohet të ketë njohuri bazë teknike dhe aftësi për të lexuar skica
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient pune të qëndrueshëm dhe korrekt
- Mundësi për zhvillim profesional
- Kontratë të rregullt pune
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Preferohet të ketë njohuri bazë teknike dhe aftësi për të lexuar skica
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar.