Agikons Sh.P.K është një kompani udhëheqëse në sektorin e ndërtimit dhe të zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e themeluar në vitin 1996, e njohur për cilësinë dhe standardin e lartë të punimeve. Gjatë aktivitetit të saj, kompania ka realizuar me sukses projekte si “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë, “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë, “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj, Gjiri I Lalëzit dhe “Swan Residence” në Farkë.
Aktualisht, kompania po kërkon kandidatë të kualifikuar për t'iu bashkuar ekipit të saj në Repartin e Saldimit, në rolin "Ndihmes Saldator".
Kërkohet përvojë në prodhimin dhe instalimin e konstruksioneve metalike.
Kandidatët duhet të kenë njohuri të mira mbi procesin e saldimit me elektrik, argon dhe oksigjen.
Nevojiten aftësi për punë në grup, si edhe për koordinimin e detyrave dhe projekteve.
Vlerësohen saktësia, produktiviteti dhe aftësia për të përmbushur afatet e përcaktuara.
Duhet të kenë jo më pak se 2 vite eksperiencë pune.
Kërkohen aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
Ofron ambient pune miqësor.
Ofron pagesë shumë të kënaqshme.
Ka mundësi për zhvillim profesional.
Ofron mundësi promovimi brenda grupit.