• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Menaxher/e Shitjesh

Agikons
Apliko
ShitjeTiranë2 javë më parëFull Time

Menaxher Shitjesh

Përshkrimi:

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi, për të cilin ofrohet një ambient mikpritës dhe mundësi ngritjeje në detyrë dhe vlerësimi bazuar në rezultatet e punës.

Qëllimi i Pozicionit:

Menaxher Shitje është një profesionist që ndjek transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke bashkuar blerësit e interesuar për të blerë prona të ndërtuara nga kompania Agikons dhe duke vepruar si përfaqësues i kompanisë në negociata.


Detyrat

  • Siguron informacionin e nevojshëm nga terreni për të përcaktuar planin mujor të shitjeve të projekteve të kompanisë.
  • Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, masën e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e lëvizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
  • Përgatit dhe implementon planet e shitjeve për të arritur kuotat e zhvillimit të biznesit për projektet që mbulon.
  • Kontribon me informacion në lidhje me politikat e çmimit dhe oferta të ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
  • Është përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e procesit të shitjes dhe ndjekjen e procesit me departamentet e tjera kur është e nevojshme.
  • Është përgjegjës për identifikimin e klientëve potencialë dhe prezantimin e produkteve të projekteve në ngarkim.
  • Krijon oferta të personalizuara me klientët duke përshtatur nevojat e klientëve me llojin e produktit që kompania ofron.
  • Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
  • Harton kontratat respektive dhe ndjek procesin e shitjes sipas procedurave të përcaktuara.
  • Ndihmon dhe bashkëpunon me kolegët e marketingut për implementimin e aktiviteteve të marketingut që lidhen me promovimin e produkteve të projekteve që mbulon apo klientëve të targetuar.
  • Sugjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve në ngarkim kundrejt audiencës së interesuar.
  • Njoh detajet e një projekti të caktuar nga eprorët dhe në varësi të njohurive mund të marrë titullin Master Projekti.
  • Raporton me baza ditore tek eprori sipas procedurës në fuqi.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor.
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
  • Të njohë shumë mirë programet bazë MO.
  • Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar.
  • Të jetë i/e besueshëm.
  • Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
  • Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimmarrëse.

Dokumentet e kërkuara

  • CV

Shënime

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë