• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Menaxher/e Qeraje

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Agi Kons sh.p.k vepron në sektorin e ndërtimit prej 30 vitesh dhe njihet ndërkombëtarisht për standardin e lartë të ndërtimit. Forca kryesore e kompanisë është ekipi i saj, ndaj kompania synon të ofrojë një mjedis mikpritës ku punonjësit ndihen të vlerësuar për kontributin, punën dhe përvojën e tyre. Në Agi Kons sh.p.k, çdo punonjës ka mundësi të zhvillohet profesionalisht dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve në punë.

Qëllimi i pozicionit:

  • Kryerja e mbikëqyrjeve periodike të ambienteve të dhëna me qera.
  • Plotësimi i dokumentacionit përkatës për çdo inspektim.
  • Ndjekja e çështjeve që lidhen me likuiditetin.

Detyrat

  • Mbikëqyrja e punimeve gjatë përgatitjes së ambientit që do të jepet me qera.
  • Ndjekja e procesit të mobilimit, kur ai është i parashikuar.
  • Plotësimi i inventarit në çastin e dorëzimit të ambientit te klienti.
  • Hartimi i procesverbalit së bashku me administratorin për leximin e matësave të ujit dhe të energjisë elektrike, me qëllim nisjen e faturimit të furnizimeve.
  • Dorëzimi i ambientit te klienti.
  • Çdo muaj, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë, do të realizohen veprimet në vijim:
  • mbikëqyrja e ambienteve të lëna me qera.
  • inspektimi i ambienteve, mobilimit, elektroshtepiakëve etj.
  • mbajtja dhe plotësimi i formularit përkatës dhe i procesverbaleve për çdo inspektim. Këtyre formularëve do t’u bashkëngjiten fotografi që pasqyrojnë gjendjen e ambienteve në momentin e kontrollit. Formulari, së bashku me fotografitë, do të vendoset periodikisht në kartelën e apartamentit për të krijuar dosjen e plotë të inspektimit të ambienteve.
  • referimi i problematikave të evidentuara te menaxherët përkatës dhe ndjekja e zgjidhjes së tyre brenda afateve të caktuara.
  • Mbajtja e komunikimit të rregullt me qeramarrësit.

Kualifikimet

  • Të jetë në gjendje të punojë në grup.
  • Të ketë aftësi të mira organizative.
  • Të tregojë korrektësi në zbatimin e detyrave të ngarkuara.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi si me klientët, ashtu edhe me kolegët.
  • Të njohë mirë gjuhën angleze; përparësi kanë kandidatët që zotërojnë dy gjuhë të huaja.
  • Preferohen kandidatë që kanë kryer studime në administrim biznesi ose marketing.