Titulli: Menaxher Projekti
Kompania: Agikons sh.p.k
Përshkrimi: Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi me 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Menaxheri i Projektit do të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit në aspektet teknike, financiare dhe administrative, duke siguruar zbatimin sipas afateve dhe procedurave të kompanisë.
Detyrat:
- Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
- Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
- Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
- Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
- Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar.
- Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
- Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
- Përfaqëson kompaninë me palë të treta për çështjet e lidhura me projektin.
- Mbikqyr dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
- Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; preferohen degët e inxhinierisë dhe ekonomisë.
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si menaxher projekti në sektorin e ndërtimit.
- Të ketë aftësi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
- Të zotërojë në nivel shumë të mirë "Paketën Office".
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
- Departamenti i Burimeve Njerëzore, Agikons Sh. P. K
- Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë