• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Menaxhere HouseKeeping Sarande

Agikons
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemSarandë3 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Boungainville Bay Resort pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,
Ju fton të aplikoni në pozicionin Menaxhere HouseKeeping .

Detyrat

  • Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të mirëmbajtjes dhe pastërtisë në ambiente publike dhe dhomat e klientëve.
  • Trajnimi dhe menaxhimi i stafit për të siguruar standarde të larta të pastërtisë dhe shërbimit.
  • Kontrollimi i rregullt i dhomave dhe ambienteve publike për të siguruar cilësinë e shërbimit.
  • Hartimi i orareve të punës dhe caktimi i detyrave të stafit.
  • Mbajtja e stokut të materialeve dhe pajisjeve për mirëmbajtje e pastërti.
  • Raportimi i çdo problemi apo kërkese për riparim në departamentin e mirëmbajtjes
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar përvojën më të mirë për klientë

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e shërbimeve të pastrimit në hotel 2 vite; formimi në hoteleri është avantazh.
  • Të jetë e aftë të drejtojë dhe të menaxhojë stafin, duke siguruar që standardet e pastrimit të përmbushen në mënyrë konsistente.
  • Të jetë e aftë të planifikojë dhe të koordinojë grafikun e stafit, detyrat e përditshme dhe inspektimin e dhomave.
  • Të jetë e gatshme për të adresuar dhe zgjidhur çdo çështje që mund të lindë, si ankesat e klientëve ose mungesat e stafit.
  • Të ketë njohuri të thelluara për përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit.
  • Të jetë e gatshme të punojë në orare të ndryshme për të përmbushur kërkesat e hotelit.
  • Të jetë e aftë të bashkëpunojë me departamentet e tjera dhe të komunikojë qartë me stafin e saj.

Shënime

Ofrohet:

  • Pagesë konkuruese

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.