Menaxhere Housekeeping
Përshkrimi:
Bougainville Bay Resort, pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), kërkon Menaxhere Housekeeping për të mbikëqyrur operacionet e pastrimit dhe mirëmbajtjen e dhomave, duke siguruar standarde të larta shërbimi për klientët.
Detyrat:
- Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të mirëmbajtjes dhe pastërtisë në ambiente publike dhe dhomat e klientëve.
- Trajnimi dhe menaxhimi i stafit për të siguruar standarde të larta të pastërtisë dhe shërbimit.
- Kontrollimi i rregullt i dhomave dhe ambienteve publike për të siguruar cilësinë e shërbimit.
- Hartimi i orareve të punës dhe caktimi i detyrave të stafit.
- Mbajtja e stokut të materialeve dhe pajisjeve për mirëmbajtje e pastërti.
- Raportimi i çdo problemi apo kërkese për riparim në departamentin e mirëmbajtjes.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar përvojën më të mirë për klientët.
Kualifikimet:
- Eksperiencë & Formim Profesional – Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e shërbimeve të pastrimit në hotel 2 vite; formimi në hoteleri është avantazh.
- Aftësi udhëheqëse – Të jetë e aftë të drejtojë dhe të menaxhojë stafin, duke siguruar që standardet e pastrimit të përmbushen në mënyrë konsistente.
- Aftësi organizative të shkëlqyera – Të jetë e aftë të planifikojë dhe të koordinojë grafikun e stafit, detyrat e përditshme dhe inspektimin e dhomave.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve – Të jetë e gatshme për të adresuar dhe zgjidhur çdo çështje që mund të lindë, si ankesat e klientëve ose mungesat e stafit.
- Njohuri të procedurave të pastrimit dhe standardeve të higjienës – Të ketë njohuri të thelluara për përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit.
- Fleksibilitet në orar – Të jetë e gatshme të punojë në orare të ndryshme për të përmbushur kërkesat e hotelit.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi – Të jetë e aftë të bashkëpunojë me departamentet e tjera dhe të komunikojë qartë me stafin e saj.
Ofrohet:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".