• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Menaxher Projekti

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Menaxher/e Projekti në Ndërtim

Përshkrimi:
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Detyrat:

  • Të garantojë që të gjitha porositë e klientëve që pranohen për ekzekutim ose për ofertim të trajtohen sipas afateve dhe rregullave të kompanisë në kohë dhe cilësi.
  • Të planifikojë, të ndjekë dhe sigurojë ekzekutimin në kohën, koston, dhe cilësinë e duhur, të përcaktuar në projekt dhe preventiv.
  • Të planifikojë dhe të sigurohet që nga zyra e prokurimeve të kryhen procedurat e duhura në kohën, koston, dhe cilësinë e duhur sipas kërkesave që përcillen.
  • Të certifikojë porositë e materialeve që realizohen bazuar në projektin dhe preventivin përkatës.
  • Duhet të realizojë kontrolle me zgjedhje për tu siguruar për cilësinë.
  • Duhet të sigurojë, përpunojë, interpretojë, dhe përcjellë në sektorët e nevojshëm në kohën e duhur informacionin teknik dhe financiar.
  • Të planifikojë dhe detajojë plane 3 dhe 6 mujore me objektiva konkrete rritjen e cilësisë, shtimin dhe përmirësimin e procedurave.
  • Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar dhe kontrolluar më mirë kostot.
  • Të përfaqësojë kompaninë me palë të treta për temat që kanë lidhje me projektet që do ndjekë.
  • Të mbikëqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe mbajë përgjegjësi edhe për performancën e ekipit/stafit.
  • Të raportojë para investitorit dhe CEO të kompanisë në mënyrë periodike.
  • Duke bashkëpunuar me sektorin e prokurimit të përcjellë sa herë të jetë e nevojshme ose minimalisht periodikisht çdo 6 muaj paketë prokurimi në mënyrë që të zhvillohen fushata prokurimi periodike sipas nevojave për produkte të kompanisë dhe të projekteve të veçanta, si dhe fushata periodike kontrolli të kushteve të tregut dhe cilësi dhe çmim të materialeve që po blihen sipas kontratave ekzistuese.
  • Pas fushatave të prokurimit të finalizojë dhe të ndjekë lidhjen e kontratës ose rishikimi e kushteve me furnitorë të rinj ose ekzistues.

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Inxhinieri Mekanike, Ndërtimi, Hidro, Inxhinieri Ekonomike, ose fusha të tjera të inxhinierisë.
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune dhe preferohet në sektorin e ndërtimit e/ose prodhimit.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve Teknik dhe tekniko-financiar.
  • Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje e shitje, në ndërtimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj.
  • Të përdorë mirë programet bazë të paketes Office, dhe AUTOCAD.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Vendndodhja: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore, Agikons sh.p.k.