Përshkrimi
Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me më shumë se 20 vite përvojë në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Kompania njihet për cilësi të lartë dhe profesionalizëm, ndërsa promovon zhvillimin e vazhdueshëm të punonjësve duke ofruar një mjedis pune mikpritës dhe mundësi konkrete për ecuri në karrierë.
Si pjesë e grupit Agikons, edhe S&D Invest ushtron aktivitetin e saj mbi të njëjtat parime dhe vlera.
Për shkak të zgjerimit të veprimtarisë, S&D Invest Sh.a synon të angazhojë një Menaxher i Mirembajtjes.
Ky pozicion ka një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të mirëmbajtjes në kompani.
Detyrat
Planifikimi i mirembajtjes
- Përgatit plane të mirëmbajtjes periodike me karakter parandalues.
- Ndjek funksionimin e infrastrukturës së rezidencave, përfshirë rrjetin elektrik, pompat dhe depozitat e ujit, furnizimin me ujë, kanalizimet dhe sistemet e drenazhimit.
- Organizon kontrolle të rregullta për sistemet elektrike, hidraulike, HVAC dhe sisteme të tjera të ngjashme.
Menaxhimi i riparimeve
- Bashkërendon dhe mbikëqyr punimet që lidhen me riparimin e defekteve.
- Kujdeset që problemet teknike të zgjidhen në kohë dhe me standard cilësor.
- Vendos përparësi për rastet që kërkojnë ndërhyrje urgjente.
- Mban evidencë për ndërhyrjet e kryera dhe proceset e mirëmbajtjes.
- Harton raporte periodike për eprorët.
Menaxhimi i stafit teknik dhe raportimi
- Udhëheq teknikët dhe ekipet që mbulojnë mirëmbajtjen dhe gjelbërimin.
- Verifikon listë-prezencat e sektorëve.
- Përgatit raporte periodike për eprorët.
- Kontrollon ditarin e punimeve, preventivat dhe situacionet, dhe i përcjell ato për miratim te eprori.
- Dërgon për aprovim planet mujore për sektorët e Mirëmbajtjes dhe Gjelbërimit.
Kualifikimet
- Të ketë arsim të lartë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
- Të ketë mbi 3 vite përvojë në rol drejtues.
- Të zotërojë aftësi të mira menaxheriale dhe drejtuese.
Çfarë ofrojmë:
- Mjedis pune profesional dhe mundësi konkrete për zhvillim në karrierë.
- Vlerësim dhe shpërblim sipas performancës.
- Pagë e negociueshme, në varësi të përvojës dhe aftësive.
Pozicioni u përshtatet kandidatëve që kërkojnë një karrierë të qëndrueshme, zhvillim profesional dhe vlerësim të drejtë si pjesë e ekipit të S&D Invest.sh.a.