Pozicioni: Menaxher Mirëmbajtjeje
Përshkrimi:
- S & D Invest, një kompani në pronësi të AGIKONS SH.P.K, është një emër i besueshëm në menaxhimin dhe administrimin e pronave që nga viti 2008.
- Jemi të përkushtuar për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e komuniteteve rezidenciale dhe resorteve turistike me cilësi të lartë, duke ofruar ambiente funksionale, të sigurta, të pastra dhe miqësore me mjedisin, që përmirësojnë cilësinë e jetës për banorët dhe mysafirët tanë.
Përmbledhje e Rolit:
- Kërkojmë një Menaxher Mirëmbajtjeje të kualifikuar dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të shërbimeve teknike.
- Kandidati i suksesshëm do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, riparimin dhe funksionimin efikas të sistemeve elektromekanike në pronat që menaxhojmë.
Detyrat:
- Hartimi i protokolleve të mirëmbajtjes.
- Sigurimi i respektimit të politikave të sigurisë dhe shëndetit.
- Koordinimi i aktiviteteve të përditshme të mirëmbajtjes.
- Planifikimi i aktiviteteve të riparimit dhe instalimit.
- Mbajtja e regjistrave të mirëmbajtjes.
- Përgjigjja ndaj thirrjeve emergjente për mirëmbajtje.
- Monitorimi i inventarit të pajisjeve.
- Trajnimi dhe zhvillimi i punonjësve.
- Inventarizimi dhe porositja e materialeve.
- Mirëmbajtja parandaluese.
- Inspektimet e sigurisë.
Kualifikimet:
- Të ketë profil Inxhinieri Ndertimi, Teknikë Elektromekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në mirëmbajtjen elektromekanike.
- Njohuri të forta teknike në sistemet mekanike dhe elektrike.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike dhe manuale pajisjesh.
- Aftësi të shkëlqyera në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt punës në grup.
- Organizim, përgjegjshmëri dhe përkushtim ndaj shërbimit cilësor.
Shënime:
- Mjedis profesional dhe mbështetës pune.
- Mundësi për mësim të vazhdueshëm dhe avancim karriere.
- Paketa konkurruese pagash dhe përfitimesh.
- Mundësinë për t’u bërë pjesë e një organizate në rritje dhe dinamike.
Dokumentet e kërkuara: