• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Menaxher Mirembajtje

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi:
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të percjelle një ndikim pozitiv kudo.

Detyrat:

  • Përgatit planin e punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit dhe zbaton atë në objektiva për stafin;
  • Përgatit rregullorën e sigurimit teknik dhe garanton zbatimin e saj;
  • Inspekton njësitë e hotelit dhe evidenton riparimet që duhen realizuar duke berë shënimet përkatëse në database;
  • Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara;
  • Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit;
  • Kontrollon sistemet mbrojtëse nga zjarri;
  • Përgatit procedurat e ndërveprimit të sektorit të mirëmbajtjes;
  • Planifikon dhe supervizon punën e stafit në varësi;

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes;
  • Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office’’;
  • Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
  • Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët;
  • Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup;

Shënime:

  • Pagë konkurruese
  • Ambient pune dinamik
  • Mundësi zhvillimi profesional