• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Menaxher Kontrate

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Menaxheri i Projektit mban përgjegjësi për drejtimin e projektit në të gjitha dimensionet teknike, financiare dhe administrative, duke vepruar në përputhje me afatet dhe procedurat e kompanisë.

Detyrat

  • E çon projektin deri në përfundim brenda afateve të planifikuara dhe buxhetit të miratuar, sipas Projekt-Preventivit.
  • Siguron që informacioni teknik dhe financiar i nevojshëm të merret dhe të jetë i disponueshëm si nga kompania, ashtu edhe nga palë të jashtme, për realizimin e projektit.
  • I përkthen objektivat e projektit në një plan pune dhe mbikëqyr zbatimin e tij në përputhje me buxhetin dhe standardet e cilësisë.
  • Përgatit dhe vë në praktikë strategji efektive për uljen e kostove.
  • Ndjek dhe përmbyll kontratat me furnitorë të rinj ose ekzistues pas zhvillimit të fushatës së prokurimit.
  • Kujdeset për monitorimin e saktë të kostove dhe komunikon me furnitorët për të mundësuar rakordimin me grupet e punës dhe materialet.
  • Përfaqëson kompaninë përballë palëve të treta për çështje që lidhen me projektin.
  • Mbikëqyr vazhdimisht stafin nën varësi dhe mban përgjegjësi për ecurinë e performancës së tyre.
  • Analizon në mënyrë të pandërprerë progresin e projektit, e interpreton atë dhe ia paraqet në formë raportesh Administratorit dhe Investitorit të kompanisë.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë; përparësi kanë degët e inxhinierisë dhe ekonomisë.
  • Të ketë përvojë pune si menaxher projekti në sektorin e ndërtimit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në menaxhim, komunikim, organizim dhe planifikim.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e ''Paketën Office'.