Agikons Sh.P.K është një kompani e njohur në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e themeluar në vitin 1996, e vlerësuar për cilësinë dhe standardin e lartë të punimeve.
Në portofolin e saj përfshihen një sërë projektesh të realizuara me sukses, si “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë, “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë, “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj, Gjiri I Lalëzit, si edhe “Swan Residence” në Farkë.
Met – Engineering, pjesë e grupit AGIKONS, po kërkon profesionistë të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit në Repartin e Drurit, në rolin e Marangoz.
Duhet të zotërojë njohuri për përdorimin e makinerive që përdoren në reparte, si sharrë disk, plan, grosetë, sharrë shirit, makinë forimi, makinë prerëse, etj.
Kërkohet eksperiencë në prodhimin dhe montimin e mobiljeve me materiale të ndryshme, përfshirë melaminë, mdf dhe dru.
Nevojitet përvojë në prodhimin e dyerve tamburat dhe të drurit, ose në prodhimin dhe montimin e dyerve dhe dritareve me fasadë xhami.
Kandidati duhet të dijë të lexojë dhe të interpretojë skicat e projekteve të mobilimit.
Duhet të ketë aftësi bashkëpunimi në ekip, si edhe aftësi për koordinimin e punëve dhe projekteve.
Kërkohen saktësi, produktivitet dhe aftësi për përmbushjen e afateve.
Duhet të ketë aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
Kërkohet përgjegjshmëri dhe korrektësi në respektimin e orarit të punës.
Orari i punës është nga e hëna në të shtunë, në intervalin 07:30 - 16:00, me 30 minuta pushim dreke.
Ofrohet ambient miqësor pune dhe pagë deri në 150 000 ALL.
Ka mundësi për zhvillim profesional.
Ekziston mundësi promovimi brenda grupit.