Përshkrimi
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
Boungainville Bay Resort kërkon të punësojë Kamarier/e në Sarandë.
Detyrat
- Mirëseardhja dhe ndihmimi i klientëve në mënyrë miqësore dhe profesionale, duke ofruar informacion rreth menusë dhe pijeve.
- Marrja e porosive dhe sigurimi që ato të shërbehen në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
- Shërbimi i pijeve, koktejleve dhe ushqimeve sipas standardeve të kompanisë.
- Sigurimi që të gjitha kërkesat e klientëve të plotësohen në kohë dhe në mënyrë të kënaqshme.
- Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar një atmosferë pozitive dhe profesionale në mjedisin e punës.
Kualifikimet
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
- Aftësi për të punuar në një mjedis të shpejtë dhe nën presion.
- Shkathtësi të mira organizative dhe menaxhimi i kohës.
- Shërbim të shkëlqyer ndaj klientit dhe orientim drejt detajeve.
Shënime
- Paga konkurruese dhe mundësi rritje profesionale.
- Ambient pune miqësor dhe mbështetës.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.