• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Jurist/e

Agikons
Apliko
Ligj & JuridikTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Agikons sh.p.k vepron në fushën e ndërtimit prej 30 vitesh dhe njihet edhe ndërkombëtarisht për standardin e lartë në realizimin e projekteve. Kompania e konsideron ekipin si vlerën e saj kryesore dhe kujdeset të ofrojë një mjedis të mirëpritës, ku secili punonjës të ndjehet i çmuar për kontributin, punën dhe përvojën që sjell. Brenda Agikons sh.p.k, punonjësit kanë mundësi të avancojnë në detyrë dhe të vlerësohen në bazë të rezultateve të tyre profesionale.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania kërkon të angazhojë Jurist/e.

Detyrat

  • Përgatit kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që kompania lidh me klientë, furnitorë dhe palë të tjera.
  • Ndjek procese të ndryshme administrative, si procedurat për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve dhe rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave, si edhe procedura të tjera të domosdoshme për ndërtimin e një objekti.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe merret me procedura ligjore, ankime, kundërshtime dhe korrespondencë zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara që lidhen me veprimtarinë e shoqërisë.
  • Përfaqëson shoqëritë e grupit në çështje të ndryshme gjyqësore, duke nisur nga hartimi i padive dhe ankimeve deri te ndjekja e negociatave.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Drejtësi.
  • Të ketë përvojë pune si Jurist/e për të paktën 5 vite.
  • Të ketë eksperiencë në çështje gjyqësore.
  • Të përdorë shumë mirë ''Paketën Office''.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për formulimin e qartë të mendimit juridik dhe hedhjen e tij me shkrim sipas formateve të kërkuara.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim, prezantim dhe bashkëpunim në grup.
  • Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office dhe sistemin online E–Albania.