Përshkrimi
Agikons sh.p.k vepron në treg prej 30 vitesh si kompani ndërtimi dhe njihet ndërkombëtarisht për standardin e lartë në realizimin e projekteve. Vlera kryesore e kompanisë mbetet ekipi i saj, ndaj punonjësve u ofrohet një mjedis i mirëpritës ku kontributi, puna dhe përvoja vlerësohen. Në këtë kompani, secili anëtar i stafit ka mundësi të zhvillohet profesionalisht dhe të avancojë bazuar në rezultatet e arritura.
Në funksion të zgjerimit të aktivitetit të saj, Agikons po kërkon të punësojë Jurist/e.
Detyrat
- Përgatit kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që kompania lidh me klientë, furnitorë dhe palë të tjera.
- Ndjek procese të ndryshme administrative, si procedurat për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve dhe rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave, si edhe procedura të tjera të domosdoshme për ndërtimin e objekteve.
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe merret me procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet dhe korrespondencën zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara që lidhen me veprimtarinë e shoqërisë.
- Përfaqëson shoqëritë e grupit në çështje të ndryshme gjyqësore, duke përfshirë hartimin e padive, ankimimeve dhe ndjekjen e negociatave.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Drejtësi.
- Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në pozicionin e Jurist/e.
- Të ketë përvojë në çështje gjyqësore.
- Të zotërojë shumë mirë ''Paketën Office''.
- Të ketë aftësi shumë të mira për formulimin e qartë të mendimit juridik dhe për hedhjen e tij në shkrim sipas formateve të kërkuara.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania.