Përshkrimi
Agi Kons sh.p.k vepron në sektorin e ndërtimit prej 30 vitesh dhe njihet në nivel ndërkombëtar për standardin e lartë në realizimin e punimeve. Kompania e konsideron stafin si vlerën e saj kryesore dhe synon të ofrojë një mjedis mikpritës, ku secili punonjës të ndihet i vlerësuar për kontributin dhe përvojën që sjell. Në Agi Kons sh.p.k, zhvillimi në detyrë dhe vlerësimi mbështeten te rezultatet në punë.
Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, me mundësi zhvillimi profesional dhe shpërblim më të mirë pas çdo rritjeje, kjo kompani paraqitet si një mundësi e favorshme.
Kompania është në proces zgjerimi të ekipit për rolin "Inxhinier/e Supervizor Senior".
Ky rol ka përgjegjësi mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve, duke verifikuar cilësinë dhe volumin e punimeve të realizuara.
Detyrat
- Të kontrollojë dhe të certifikojë punimet e reflektuara në dokumentacionin mujor të përgatitur nga inxhinierët dhe/ose teknikët që ndjekin zbatimin e tyre.
- Të kryejë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi cilësinë e punimeve që realizohen.
- Të verifikojë në mënyrë të pandërprerë saktësinë e punimeve, përfshirë përputhjen me projektin për zbatim dhe me specifikimet teknike.
- Të ndërtojë dhe të zhvillojë një sistem raportimi për detyrat e lëna dhe kontrollet e ushtruara.
- Të ndjekë dhe të kontrollojë në vijimësi ecurinë e zbatimit të planeve mujore të inxhinierëve dhe/ose teknikëve që mbikëqyrin punimet.
- Të përcaktojë dhe të garantojë zbatimin e metodave dhe frekuencës së testimeve periodike për materialet e ndërtimit.
- Të sigurojë përmbushjen e të gjitha kërkesave tekniko-ligjore që lidhen me objektin.
- Të raportojë për secilin projekt që mbulon, duke pasqyruar progresin e zbatimit në raport me grafikun ose planin dhe duke përmbledhur në një raport problematikat, nevojat dhe detyrat e lëna gjatë muajit.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Preferohen kandidatë me të paktën 5 vite përvojë pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM, ndërsa përparësi u jepet atyre që kanë më shumë vite eksperience në këtë fushë.
- Të disponojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe/ose Mbikëqyrje në kolaudim, ose të përmbushë kriteret e nevojshme për t’u pajisur me një të tillë.
- Përbën avantazh posedimi i një numri më të lartë pikësh në këto liçensa.
- Të përdorë në nivel shumë të mirë AUTOCAD dhe ‘’Paketën Office’’.
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
- Preferohet njohja e gjuhës Angleze dhe Italiane.
- Të ketë aftësi të mira në planifikim, organizim dhe komunikim.