• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Inxhinier/e Supervizor Senior

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Agi Kons sh.p.k vepron në tregun e ndërtimit prej 30 vitesh dhe njihet në nivel ndërkombëtar për standardin e lartë të punimeve. Kompania e konsideron ekipin si vlerën e saj kryesore dhe synon të ofrojë një mjedis të mirëpritës, ku secili punonjës të ndihet i vlerësuar për kontributin dhe përvojën që sjell.

Në këtë kompani, punonjësit kanë mundësi të avancojnë në detyrë dhe të vlerësohen në bazë të rezultateve të tyre në punë.

Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, me mundësi zhvillimi profesional dhe rritje në të ardhura pas avancimit, kjo pozitë paraqet një mundësi të favorshme.

Kompania po zgjeron ekipin për rolin "Inxhinier/e Supervizor Senior".

Ky rol mban përgjegjësi për mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve, duke verifikuar cilësinë dhe sasinë e punimeve të realizuara.

Detyrat

  • Të kontrollojë dhe të certifikojë punimet e paraqitura në dokumentacionin mujor nga inxhinierët dhe/ose teknikët që ndjekin zbatimin e tyre.
  • Të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm mbi cilësinë e punimeve që realizohen.
  • Të verifikojë në mënyrë të pandërprerë saktësinë e punimeve, duke siguruar përputhjen me projektin e miratuar për zbatim dhe me specifikimet teknike.
  • Të hartojë dhe të vendosë në funksion një sistem raportimi për detyrat e ngarkuara dhe kontrollet e zhvilluara.
  • Të ndjekë dhe të kontrollojë vazhdimisht ecurinë e zbatimit të planeve mujore të inxhinierëve dhe/ose teknikëve që mbikëqyrin punimet.
  • Të përcaktojë mënyrat dhe shpeshtësinë e testimeve periodike të materialeve të ndërtimit, si edhe të garantojë zbatimin e tyre.
  • Të sigurojë respektimin e të gjitha kërkesave tekniko-ligjore që lidhen me objektin.
  • Të raportojë për secilin projekt nën përgjegjësi mbi progresin e realizimit në krahasim me grafikun ose planin, si dhe të përmbledhë gjatë muajit problematikat, nevojat dhe detyrat e lëna.

Kualifikimet

  • Të ketë diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Preferohen kandidatë me të paktën 5 vite përvojë pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM, ndërsa përparësi u jepet atyre që kanë më shumë vite eksperiencë në këtë fushë.
  • Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe/ose Mbikëqyrje në kolaudim, ose të përmbushë kriteret e nevojshme për t'u pajisur me një të tillë.
  • Përparësi kanë kandidatët që disponojnë më shumë pikë në këto Liçensa.
  • Të përdorë në nivel shumë të mirë programin AUTOCAD, si dhe Paketën Office.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
  • Preferohet të njohë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë aftësi të mira në planifikim, organizim dhe komunikim.