• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Inxhinier/e Supervizor Senior

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë2 javë më parëFull Time

Inxhinier/e Supervizor Senior

Përshkrimi:

Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e zbatimit të projekteve duke kontrolluar cilësinë dhe sasisë e punimeve të zbatuara.

Detyrat:

  • Inspektim dhe certifikim i punimeve të pasqyruara ne dokumentacionin mujor nga inxhinier dhe/ose teknik që ndjekin zbatimin e punimeve.
  • Inspektim i vazhdueshëm i cilësisë së punimeve që zbatohen.
  • Inspektim i vazhueeshëm i saktësisë (përputhja me projektin e dhënë për zbatim dhe specifikimet teknike) të punimeve që zbatohen.
  • Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi të detyrave të lëna dhe të kontrolleve të kryera.
  • Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i ecurisw tw zbatimit të planeve mujore të inxhinierëve dhe / ose teknikëve që ndjekin zbatimin e punimeve.
  • Të përcaktojë dhe siguroje respektimin e mënyrave dhe frekuencës se testimeve periodike të materialeve ndërtimore.
  • Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat tekniko ligjore për objektin.
  • Të raportojë për secilin projekt që është përgjegjës për progresin e zbatimit të projektit në krahasim me grafikun / planin dhe të përmbledhë në një raport problemet, nevojat dhe detyrat e lëna përgjatë muajit.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Kandidatët preferohen të kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM por përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë.
  • Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe / ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për tu pajisur më një të tillë.
  • Avantazh kanë kandidatet të cilët disponojnë më shumë pika në keto Liçensa.
  • Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe ‘’Paketën Office’.’
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
  • Preferohet të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Departamenti i Burimeve Njerezore, Agikons. Sh. P. K
  • Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tiranë