Titulli: Inxhinier/e Supervizor Senior
Përshkrimi: Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e zbatimit të projekteve duke kontrolluar cilësinë dhe sasinë e punimeve të zbatuara.
Detyrat:
- Inspektim dhe certifikim i punimeve të pasqyruara ne dokumentacionin mujor nga inxhinier dhe/ose teknik që ndjekin zbatimin e punimeve.
- Inspektim i vazhdueshëm i cilësisë së punimeve që zbatohen.
- Inspektim i vazhdueshëm i saktësisë (përputhja me projektin e dhënë për zbatim dhe specifikimet teknike) të punimeve që zbatohen.
- Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi të detyrave të lëna dhe të kontrolleve të kryera.
- Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i ecurisë së zbatimit të planeve mujore të inxhinierëve dhe/ose teknikëve që ndjekin zbatimin e punimeve.
- Të përcaktojë dhe sigurojë respektimin e mënyrave dhe frekuencës së testimeve periodike të materialeve ndërtimore.
- Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat tekniko-ligjore për objektin.
- Të raportojë për secilin projekt që është përgjegjës për progresin e zbatimit të projektit në krahasim me grafikun/planin dhe të përmbledhë në një raport problemet, nevojat dhe detyrat e lëna përgjatë muajit.
Kualifikimet:
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Kandidatët preferohen të kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM; përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë.
- Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe/ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për t'u pajisur me një të tillë.
- Avantazh kanë kandidatët të cilët disponojnë më shumë pika në këto liçensa.
- Të zotërojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe Paketën Office.
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
- Preferohet të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
Shënime: