Përshkrimi
Agi Kons sh.p.k është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur edhe ndërkombëtarisht për standardin e lartë në ndërtim. Vlera kryesore e kompanisë është ekipi i saj, ndaj synohet që punonjësit të punojnë në një mjedis mikpritës ku kontributi dhe përvoja e secilit të çmohen. Brenda Agi Kons sh.p.k, çdo punonjës ka mundësi të zhvillohet profesionalisht dhe të avancojë bazuar në rezultatet e punës.
Nëse synoni një vend pune të qëndrueshëm, me perspektivë për zhvillim në karrierë dhe përmirësim të pagës pas çdo ngritjeje, kjo kompani paraqitet si një mundësi e favorshme.
Kompania po e zgjerojnë ekipin për pozicionin "Inxhinier/e Supervizor Senior".
Ky rol mban përgjegjësi për mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve, duke verifikuar si cilësinë ashtu edhe sasinë e punimeve të realizuara.
Detyrat
- Të kontrollojë dhe të certifikojë punimet e pasqyruara në dokumentacionin mujor nga inxhinierët dhe/ose teknikët që ndjekin zbatimin e tyre.
- Të kryejë verifikim të vazhdueshëm të cilësisë së punimeve në terren.
- Të mbikëqyrë në mënyrë të pandërprerë saktësinë e punimeve, duke siguruar përputhjen me projektin për zbatim dhe me specifikimet teknike.
- Të hartojë dhe të vendosë një sistem raportimi për detyrat e deleguara dhe kontrollet e realizuara.
- Të ndjekë dhe të kontrollojë vazhdimisht ecurinë e zbatimit të planeve mujore të inxhinierëve dhe/ose teknikëve të angazhuar në punime.
- Të përcaktojë dhe të garantojë zbatimin e metodave dhe frekuencës së testimeve periodike për materialet e ndërtimit.
- Të sigurojë që për objektin po respektohen të gjitha kërkesat tekniko-ligjore.
- Të raportojë për secilin projekt nën përgjegjësi mbi ecurinë e zbatimit në raport me grafikun ose planin, si edhe të përmbledhë në raport problematikat, nevojat dhe detyrat e lëna gjatë muajit.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Preferohen kandidatë me të paktën 5 vite përvojë pune si Inxhinier Ndërtimi në supervizim, ndërsa përparësi u jepet atyre me eksperiencë më të gjatë në këtë fushë.
- Të zotërojë licencë të vlefshme në Projektim dhe/ose Mbikëqyrje në kolaudim, ose të përmbushë kushtet e nevojshme për t’u pajisur me të.
- Përbën avantazh posedimi i një numri më të lartë pikësh në këto licenca.
- Të përdorë në nivel shumë të mirë programin AUTOCAD si edhe Paketën Office.
- Të ketë njohuri të avancuara në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
- Preferohet njohja e gjuhës Angleze dhe Italiane.
- Të ketë aftësi të mira në planifikim, organizim dhe komunikim.