• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Inxhinier/e ndertimi

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë5 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

AGIKONS Sh.p.k., një prej kompanive kryesore në sektorin e ndërtimit, e fokusuar te cilësia e lartë dhe standardet e larta profesionale, në kuadër të zgjerimit të veprimtarisë së saj kërkon të përfshijë në Departamentin Teknik një Inxhinier/e Ndërtimi ne zbatim.

Ky rol kërkon ofrimin e mbështetjes teknike përgjatë të gjitha etapave të ndërtimit, duke respektuar projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, me qëllim ruajtjen e standardeve dhe lehtësimin e certifikimit të punimeve deri në dorëzimin përfundimtar të objektit.

Detyrat

  • Siguron që të jetë i disponueshëm dhe i aksesueshëm i gjithë informacioni i nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Analizon dhe interpreton vizatimet si edhe specifikimet e projektit për të garantuar realizimin teknik të punimeve.
  • Punon ngushtë me ekipin për hartimin e dokumentacionit Tekniko–Ligjor dhe Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin final.
  • Kryen një gamë të gjerë detyrash inxhinierike në terren, duke përfshirë mbikëqyrjen, vlerësimin teknik të ecurisë së punimeve dhe adresimin e problematikave të konstruksionit në kantier.
  • Verifikon që të gjitha punimet që hyjnë në përgjegjësinë e tij të realizohen në përputhje me standardet e cilësisë.
  • Zbaton testime dhe inspektime periodike sipas procedurave të miratuara.
  • Kujdeset që stafi i grupit të caktuar të ndjekë praktika të sigurta pune, në përputhje me procedurat e sigurisë së vendit të punës dhe standardet e industrisë.
  • Ndjek afatet e ndërtimit dhe kontribuon në vlerësimin e progresit të punimeve.
  • Mban regjistër ditor për evidentimin e fazave të ndërtimit dhe për të dhënat inxhinierike që nevojiten në raportet e projektit.
  • Përgatit preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues dhe dokumentacion të ngjashëm.
  • Jep zgjidhje për çështjet e inxhinierisë teknike dhe bashkërendon zbatimin e tyre.
  • Raporton drejtpërdrejt te Kryeinxhinieri.

Kualifikimet

  • Diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë e mëparshme pune jo më pak se 3 vite.
  • Njohuri të mira në programin AUTOCAD, si edhe përdorim i Paketës Office.
  • Aftësi shumë të mira në komunikim dhe menaxhim.
  • Njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.