• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Inxhinier/e IT

Agikons
Apliko
Teknologji Informacioni (IT)Tiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Agikons sh.p.k vepron në tregun e ndërtimit prej 30 vitesh dhe njihet ndërkombëtarisht për standardin e lartë në cilësinë e ndërtimit. Kompania e konsideron ekipin si vlerën e saj kryesore dhe synon të ofrojë një mjedis mikpritës, ku secili punonjës të ndihet i vlerësuar për kontributin, punën dhe përvojën e tij. Brenda Agikons sh.p.k, punonjësit kanë mundësi të avancojnë në detyrë dhe të vlerësohen mbi bazën e rezultateve që arrijnë.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania kërkon të punësojë Inxhinier IT.

Detyrat

  • Të instalojë, konfigurojë dhe mirëmbajë sistemet dhe pajisjet teknologjike, duke përfshirë serverët, rrjetin dhe pajisjet harduerike.
  • Të ndjekë dhe të mbështesë infrastrukturën IT si edhe aplikacionet që përdoren në kompani.
  • Të identifikojë dhe zgjidhë problemet teknike, si dhe të ofrojë mbështetje për përdoruesit e brendshëm lidhur me çështjet e teknologjisë.
  • Të zbatojë dhe administrojë masa sigurie për ruajtjen e të dhënave dhe mbrojtjen e infrastrukturës teknologjike.
  • Të organizojë sistemet e kopjimit dhe rikuperimit të të dhënave, në mënyrë që informacioni i rëndësishëm të mbetet i sigurt.
  • Të bashkëpunojë me ekipet e tjera, si zhvilluesit dhe menaxherët e projekteve, për të evidentuar mundësi përmirësimi dhe për të optimizuar proceset teknologjike.
  • Të hartojë dhe zbatojë dokumentacion teknik, si edhe udhëzues për përdoruesit.
  • Të marrë pjesë në projekte të reja dhe inovative të teknologjisë, duke kontribuar në zbatimin dhe përmirësimin e sistemeve IT.

Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Kompjuterike, Teknologji Informacioni ose në një fushë të ngjashme.
  • Të ketë së paku 5 vite përvojë në një rol të ngjashëm.
  • Njohuri të avancuara në administrimin e sistemeve, rrjeteve dhe sigurisë IT.
  • Aftësi shumë të mira për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike.
  • Njohuri mbi platformat dhe mjetet që përdoren për administrimin e rrjeteve dhe serverëve, si Linux, Windows Server, VMware, etj.
  • Njohuri mbi protokollet e rrjetit si TCP/IP, DNS, DHCP, etj., si edhe mbi sistemet e bazave të të dhënave.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë.