Përshkrimi
Agikons sh.p.k është një shoqëri ndërtimi me më shumë se 20 vite përvojë në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Kompania njihet për nivel të lartë cilësie dhe profesionalizmi, ndërsa investon vazhdimisht në zhvillimin e ekipit, duke krijuar një mjedis pune mikpritës dhe mundësi të prekshme për ecuri profesionale.
Si pjesë e grupit Agikons, edhe S&D Invest vepron mbi të njëjtat parime dhe standarde.
Për shkak të zgjerimit të veprimtarisë, S&D Invest Sh.a synon të angazhojë një Inxhinier ne Mirembajtje.
Ky pozicion ka rol të rëndësishëm në organizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të mirëmbajtjes në kompani.
Detyrat
Planifikimi i mirembajtjes
- Përgatit plane të mirëmbajtjes periodike me karakter parandalues.
- Mbikëqyr funksionimin e infrastrukturës së residencave, duke përfshirë rrjetin elektrik, pompat dhe depozitat e ujit, furnizimin me uje, kanalizimet dhe sistemet e drenazhimit.
- Organizon kontrolle të rregullta për sistemet elektrike, hidraulike, HVAC dhe sisteme të tjera të ngjashme.
Menaxhimi i riparimeve
- Koordinon dhe mbikëqyr punimet për riparimin e defekteve të evidentuara.
- Kujdeset që problemet teknike të zgjidhen në kohë dhe me standard cilësor.
- Vendos përparësi për ndërhyrjet që kërkojnë trajtim urgjent.
- Mban shënime dhe evidenca për ndërhyrjet e kryera dhe aktivitetet e mirëmbajtjes.
- Harton raporte periodike për eprorët.
Menaxhimi i stafit teknik dhe raportimi
- Udhëheq teknikët dhe ekipet që mbulojnë mirëmbajtjen dhe gjelbërimin.
- Verifikon listë-prezencat e sektorëve.
- Përgatit raporte periodike për eprorët.
- Kontrollon ditarin e punimeve, preventivat dhe situacionet, dhe më pas i përcjell për miratim te eprori.
- Dorëzon për aprovim planet mujore të sektorëve të Mirëmbajtjes dhe Gjelbërimit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
- Të ketë mbi 3 vite përvojë në rol drejtues.
- Të zotërojë aftësi të mira menaxheriale dhe drejtuese.
Çfarë ofrojmë:
- Mjedis pune profesional dhe mundësi konkrete për zhvillim në karrierë.
- Vlerësim dhe shpërblim sipas nivelit të performancës.
- Pagë e negociueshme, në varësi të përvojës dhe aftësive.
Nëse synoni një karrierë të qëndrueshme, me hapësirë për zhvillim profesional dhe vlerësim të merituar, kjo është një mundësi për t’iu bashkuar ekipit të S&D Invest.sh.a.