AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi ne projekte infrastrukturore.
Detyrat
- Menaxhimi dhe ndjekja e punimeve në kantier
- Hartimi dhe kontrolli i dokumentacionit teknik (preventiva, situacione, grafike punimesh)
- Koordinimi me projektues, supervizorë dhe investitorë
- Zbatimi i standardeve teknike dhe rregullave të sigurisë në punë
- Raportim periodik mbi ecurinë e projektit
- Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
- Raporton tek Kryeinxhinieri
Kualifikimet
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
Eksperience ne:
- Sisteme kanalizimesh (ujëra të zeza dhe të bardha)
- Rrjete furnizimi me ujë
- Rrugë urbane dhe infrastrukturë shoqëruese
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Agikons. Sh.P.K