Përshkrimi
AGIKONS Sh.p.k., një prej kompanive kryesuese në sektorin e ndërtimit, e orientuar drejt cilësisë së lartë dhe standardeve të larta profesionale, po zgjeron ekipin e saj dhe kërkon të përfshijë në Departamentin Teknik pozicionin Inxhinier/e Ndërtimi në zbatim.
Ky rol kërkon ofrimin e mbështetjes teknike gjatë gjithë etapave të punimeve, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, me synim ruajtjen e standardeve dhe lehtësimin e certifikimit të punimeve deri në dorëzimin e objektit.
Detyrat
- Siguron që të jetë i disponueshëm dhe i aksesueshëm i gjithë informacioni i nevojshëm për realizimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
- Analizon dhe interpreton vizatimet si dhe specifikimet e projektit për të garantuar zbatimin teknik korrekt të punimeve.
- Bashkëpunon me ekipin për hartimin e dokumentacionit Tekniko–Ligjor dhe Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin e tij përfundimtar.
- Kryen një gamë të gjerë detyrash inxhinierike në terren, duke përfshirë mbikëqyrjen, vlerësimin teknik të ecurisë së punimeve dhe zgjidhjen e çështjeve konstruktive në kantier.
- Verifikon që të gjitha punimet në kuadër të përgjegjësive të tij të realizohen sipas standardeve të cilësisë.
- Zbaton testime dhe inspektime periodike në përputhje me procedurat e miratuara.
- Kujdeset që personeli i grupit të ngarkuar të zbatojë praktika të sigurta pune, në përputhje me procedurat e sigurisë së vendit të punës dhe standardet e industrisë.
- Ndjek afatet e ndërtimit dhe kontribuon në vlerësimin e progresit të punimeve.
- Mban regjistër ditor për evidentimin e fazave të ndërtimit, si edhe të dhëna inxhinierike për raportimet e projektit.
- Përgatit preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues dhe dokumente të ngjashme.
- Jep zgjidhje për problematikat e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e tyre.
- Raporton te Kryeinxhinieri.
Kualifikimet
- Diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Përvojë e mëparshme pune prej të paktën 3 vite.
- Zotërim i mirë i programit AUTOCAD, si edhe njohuri të Paketës Office.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi.
- Njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.