Përshkrimi
S&D, pjesë e grupit AGIKONS, po kërkon profesionistë të aftë për t’iu bashkuar ekipit në rolin e Specialistit Hidraulik.
Detyrat
- Analizon planet e ndërtimit dhe specifikimet që lidhen me vendosjen e punimeve hidraulike.
- Përcakton mjetet dhe pajisjet e veçanta që duhen për kryerjen e punimeve hidraulike.
- Kryen instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të ujit, tubacioneve dhe sistemeve për ngrohjen e ujit.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe të pjesëve përbërëse të tyre.
- Interpreton projektet dhe përgatit listën e materialeve që nevojiten.
Kualifikimet
- Kërkohet të paktën 3 vjet përvojë pune në këtë pozicion.
- Përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm në profilin Hidraulik.
- Nevojiten aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Kërkohen aftësi të mira në planifikim dhe organizim.