ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
ATDG kerkon te punesoje financiere ne Tirane.
Detyrat
- Regjistrimi i MA/MP për Arka Art Hotel, Lobby Bar dhe Marea Resort në Excel dhe Alpha Web, me kontabilizimin dhe rakordimin përkatës.
- Kontrolli dhe rakordimi ditor i arkës, shitjeve fiskale, likuidimeve dhe dokumentacionit shoqërues.
- Verifikimi i urdhrave të shitjes dhe konvertimi i tyre në fatura në Alpha Web.
- Kontabilizimi i faturave të shitjes dhe blerjes pas kontrollit të çmimeve dhe zbatimit të uljeve të miratuara.
- Rakordimi i klientëve, analizimi i kartelave dhe mbyllja mujore e Lobby Bar, Marea Resort dhe Arka Hotel.
- Përgatitja e raporteve javore dhe raportimi i problematikave financiare tek eprorët.
- Pjesëmarrja në inventarët fizikë, evidentimi i diferencave dhe sistemimi i tyre në sistem.
- Bashkëpunimi me stafin e financës dhe zbatimi i detyrave të ngarkuara nga eprorët.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet.
- Njohuri shumë të mira në programin Alpha.
- Saktësi, produktivitet dhe aftësi për përmbushjen e afateve.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me etikë profesionale.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
- Transport
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.