Përshkrimi
ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani lidere në projekte të turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. Grupi ka ndërtuar dhe menaxhon një sërë destinacionesh të veçanta në fushën e hotelerisë dhe resorteve premium, përfshirë Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Në këtë kuadër, kompania ofron një mundësi të vlefshme për të fituar përvojë profesionale.
ATDG po kërkon të punësojë një Financiere në Sarandë.
Ky rol ka ndikim të rëndësishëm në sigurimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA. Kandidati ose kandidatja duhet të jetë dinamik/e dhe të ketë aftësinë të ofrojë shërbim profesional ndaj klientëve.
Detyrat
- Kryen regjistrimin e shitjeve, blerjeve, magazinës, debitorëve dhe furnitorëve.
- Regjistron depozitat si edhe pagesat bankare.
- Bën kontroll të hollësishëm në Alpha Web për faturat e blerjes dhe të shitjes.
- Verifikon të gjithë dokumentacionin për hyrjet dhe daljet nga magazina drejt destinacioneve të tjera.
- Kontrollon dhe vërteton veprimet e arkës në baza ditore.
- Bën rakordimin e klientëve dhe të furnitorëve.
- Analizon të dhënat financiare, llogarit kostot dhe përcakton marzhet e kompanisë.
- Mbikëqyr dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si edhe evidenton diferencat sa herë që kërkohet ose kur e vlerëson të nevojshme.
- Zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë.
- Planifikon, strukturon dhe administron ngarkesën e punës.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera që lidhen me funksionin e financierit.
- Tregon gatishmëri për të mbajtur përgjegjësi në punë.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në degën Financë- Kontabilitet.
- Të disponojë jo më pak se 2-vjeçare përvojë pune në këtë fushë; përvoja në hoteleri-turizëm konsiderohet avantazh.
- Të karakterizohet nga saktësia dhe produktiviteti, si dhe nga aftësia për të përmbushur afatet.
- Të ketë njohuri shumë të mira në programin Alpha.
- Të zotërojë mirë paketën Ms Office.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
- Të ruajë qëndrim pozitiv në punë në çdo kohë.
- Të shfaqë etikë profesionale dhe aftësi për punë në grup.
- Të jetë fleksibël në lidhje me orarin e punës.
Pagesë konkuruese
Adresa: Bougainville Bay Resort & SPA
Rr. Butriniti, Sarandë