• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Financier/e

Agikons
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 javë më parëFull Time

Financier/e

Përshkrimi: Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Detyrat:

  • Kryen veprime fizike, regjistrimet kontabel si dhe dhënie informacioni për gjendjet e likuiditetit.
  • Harton buxhetet ditore, mujore apo tremujore mbi bazën e informacioneve financiare të marra.
  • Bën regjistrimet kontabel të veprimeve me bankat, analizon QK dhe raporton periodikisht mbi realizimet mujore të arketimeve.
  • Ndjek plotësimin e kërkesave të reja dhe të vazhdueshme të bankave mbi informacionet financiare të shoqërive të grupit.
  • Harton planin e nevojave në likuiditete për periudha afatshkurtra të kompanisë.
  • Regjistron fatura në kontabilitet si dhe ndjekja në kohë e tyre.
  • Përgatitja e raporteve financiare sipas udhëzimeve të menaxherit të financës.
  • Analizë e të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Ndjekja e pagesave periodike nëpërmjet transaksioneve bankare.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Finance, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune e mëparshme minimalisht 3 vite.
  • Njohuri të mira në parimet kontabel dhe fiskale.
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve financiare.
  • Kujdes ndaj detajeve dhe saktësi në përpunimin e të dhënave.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore
  • Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë