Përshkrimi
Agikons sh.p.k vepron në sektorin e ndërtimit prej 30 vitesh dhe njihet ndërkombëtarisht për standardin e lartë të punimeve. Vlera kryesore e kompanisë mbetet ekipi i saj, ndaj punohet që secili punonjës të ketë një mjedis mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për përvojën dhe kontributin që sjell. Në Agikons sh.p.k, vlerësimi dhe avancimi në detyrë mbështeten te rezultatet në punë.
Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, mundësi zhvillimi profesional dhe shpërblim më të mirë në përputhje me ecurinë, kompania po kërkon të angazhojë një Financier/e.
Detyrat
- Kryen veprime praktike, bën regjistrimet kontabël dhe ofron informacion mbi gjendjen e likuiditetit.
- Përgatit buxhete ditore, mujore dhe tremujore duke u bazuar në të dhënat financiare të mbledhura.
- Regjistron në kontabilitet veprimet që lidhen me bankat, analizon QK dhe raporton në mënyrë periodike për realizimin mujor të arkëtimeve.
- Monitoron përmbushjen e kërkesave të reja dhe atyre të vazhdueshme nga bankat lidhur me informacionin financiar të shoqërive të grupit.
- Përpilon planin për nevojat e kompanisë në likuiditet për periudha afatshkurtra.
- Hedh faturat në sistemin e kontabilitetit dhe ndjek përpunimin e tyre në kohë.
- Përgatit raporte financiare sipas udhëzimeve të menaxherit të financës.
- Analizon të ardhurat dhe shpenzimet.
- Ndjek pagesat periodike të realizuara përmes transaksioneve bankare.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Finance, Kontabilitet ose në fusha të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme pune prej të paktën 3 vite.
- Njohuri të mira mbi parimet kontabël dhe fiskale.
- Aftësi të mira në përdorimin e programeve financiare.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në përpunimin e të dhënave.