• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Financiere

Agikons
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani pioniere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania ka themeluar dhe menaxhon destinacione të veçanta hoteliere dhe resorte premium, përfshirë Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Në kuadër të zgjerimit të ekipit, ATDG po kërkon të punësojë një financiere në Tiranë.

Detyrat

  • Mbajtja e evidencave të MA/MP për Arka Art Hotel, Lobby Bar dhe Marea Resort në Excel dhe Alpha Web, duke kryer edhe kontabilizimin dhe rakordimet përkatëse.
  • Kryerja e kontrollit dhe rakordimit të përditshëm të arkës, shitjeve fiskale, likuidimeve dhe dokumentacionit mbështetës.
  • Kontrollimi i urdhrave të shitjes dhe kthimi i tyre në fatura në Alpha Web.
  • Regjistrimi kontabël i faturave të shitjes dhe të blerjes, pasi të jenë verifikuar çmimet dhe të jenë zbatuar zbritjet e miratuara.
  • Rakordimi i klientëve, shqyrtimi i kartelave dhe realizimi i mbylljes mujore për Lobby Bar, Marea Resort dhe Arka Hotel.
  • Hartimi i raporteve javore dhe njoftimi i eprorëve për problematikat financiare të evidentuara.
  • Pjesëmarrja në inventarizimet fizike, identifikimi i diferencave dhe pasqyrimi i tyre në sistem.
  • Bashkëpunimi me ekipin e financës dhe përmbushja e detyrave të deleguara nga eprorët.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet.
  • Njohuri të mira në programin Alpha.
  • Përpikëri, produktivitet dhe aftësi për të respektuar afatet.
  • Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe në punën në ekip.
  • Aftësi për të punuar nën presion duke ruajtur etikën profesionale.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.