Përshkrimi
AGIKONS Sh.p.k., një kompani e njohur në sektorin e ndërtimit me fokus te cilësia dhe standardet e larta, po zgjeron ekipin e saj dhe është në kërkim të një Elektriçisti.
Detyrat
- Kryen instalimin dhe siguron mirëmbajtjen e lidhjeve elektrike, aparaturave dhe pajisjeve të tjera.
- Zbulon problemet në sistemet elektrike dhe në përbërësit e tyre përmes pajisjeve të testimit, me qëllim përcaktimin e shkakut të defektit dhe eliminimin e tij.
- Vendos dhe mirëmban pajisjet që i përkasin sistemeve të ndriçimit.
- Kryen kontrolle teknike të elementeve elektrikë, përfshirë transformatorët dhe automatët.
Kualifikimet
- Kërkohet më shumë se 3 vjet përvojë pune në këtë rol.
- Duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm në profilin Elektriçist.
- Nevojiten aftësi të mira në planifikim dhe organizim.
Shënime
- Ofron kontratë të rregullt dhe afatgjatë pune.
- Ka mundësi për zhvillim profesional.
- Jep mundësi avancimi brenda grupit.
- Parashikon vlerësime periodike.
AGIKONS Sh. P. K
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.