• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Drejtues Operacional

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë4 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me më shumë se 20 vjet përvojë në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Kompania dallohet për standarde të larta cilësie dhe profesionalizëm, ndërsa nxit rritjen e vazhdueshme të punonjësve duke ofruar një mjedis pune mikpritës dhe mundësi konkrete për ecuri në karrierë.

Edhe kompania S&D Invest, si pjesë e grupit Agikons, vepron mbi të njëjtat parime dhe vlera.

Për shkak të zgjerimit të veprimtarisë, S&D Invest Sh.a është në kërkim të një Drejtuesi Operacional, i cili do të mbajë një rol të rëndësishëm në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.

Detyrat

  • Udhëheq aktivitetin e sektorëve të mirëmbajtjes, gjelbërimit, pastrimit dhe transportit.
  • Harton, së bashku me menaxherët e sektorëve, planifikimet vjetore, mujore, javore dhe ditore.
  • Ndjek në mënyrë periodike planet ditore të sektorëve përkatës dhe verifikon raportimin e tyre.
  • Përcjell për miratim planet mujore të sektorëve të Pastrimit, Mirëmbajtjes dhe Gjelbërimit.
  • I raporton eprorit të drejtpërdrejtë planet ditore të punës.
  • Verifikon ditarin e punimeve, preventivat dhe situacionet, duke i kaluar më tej për miratim te eprori.
  • Kontrollon listë-prezencat e sektorëve.
  • Shqyrton nevojat për materiale dhe, mbi bazën e kërkesave të sektorëve, i përcjell ato për prokurim duke ndjekur procesin deri në blerje.
  • Rishikon kërkesat dhe miraton urdhrat e daljeve sipas nevojave të paraqitura nga menaxherët.

Kualifikimet

  • Të ketë arsim të lartë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
  • Të ketë mbi 3 vite përvojë në pozita drejtuese.
  • Të zotërojë aftësi të mira menaxheriale dhe drejtuese.

Çfarë ofrohet:

  • Mjedis pune profesional dhe mundësi konkrete për zhvillim në karrierë.
  • Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.
  • Pagë e negociueshme, në varësi të përvojës dhe aftësive.

Pozicioni u drejtohet kandidatëve që kërkojnë një karrierë të qëndrueshme, me mundësi për zhvillim profesional dhe vlerësim sipas meritës, si pjesë e ekipit të S&D Invest.sh.a.