• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Drejtues ne Sektor Sherbimesh

Agikons
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë2 javë më parëFull Time

Titulli i Pozicionit: Drejtues në Sektor Shërbimesh

Përshkrimi:

  • Agikons sh.p.k (përmes S&D Invest Sh.a) është një kompani ndërtimi me mbi 20 vite eksperiencë, e njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit. Kompania mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të stafit dhe ofron mundësi për avancim në karrierë.

Qëllimi i Pozicionit:

  • Të planifikojë, organizojë dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet operacionale që lidhen me mirëmbajtjen dhe gjelbërimin në pronat e administruara nga S&D Invest, duke garantuar efikasitet, cilësi dhe përputhje me standardet teknike dhe kërkesat ligjore. Përgjegjës për regjistrimin, analizën dhe prezantimin grafik të proceseve të mirëmbajtjes (të zakonshme dhe të jashtëzakonshme) dhe për analizën e rritjen e të ardhurave të këtyre sektorëve.

Detyrat:

  1. Menaxhimi i Sektorit të Mirëmbajtjes
  • Drejton dhe monitoron punën e stafit teknik dhe të përgjegjësit të sektorit.
  • Siguron zbatimin e planit të mirëmbajtjes së zakonshme për instalimet elektrike, hidraulike, ashensorë, fasada, ndriçim etj.
  • Organizimi dhe ndjekja e ndërhyrjeve të jashtëzakonshme, emergjencave ose problematikave të pazakonta në terren.
  1. Menaxhimi i Sektorit të Gjelbërimit
  • Planifikon punët e gjelbërimit, mbjelljet sezonale, krasitjet, ujitjen dhe trajtimet me pesticide.
  • Monitoron cilësinë e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra në zonat e përbashkëta.
  • Përcakton standardet estetike dhe teknike për zonat e gjelbërta të çdo objekti.
  1. Regjistrimi dhe Evidentimi i Proceseve Teknike
  • Ndërton dhe mirëmban regjistrin e mirëmbajtjes teknike (zakonshme dhe jashtëzakonshme).
  • Siguron që çdo ndërhyrje të regjistrohet me: datë, vendndodhje, llojin e ndërhyrjes, kostot dhe ekipi përkatës.
  • Analizon të dhënat dhe identifikon problematika që përsëriten apo zona kritike.
  1. Analiza dhe Raportimi me Grafiqe
  • Harton raporte periodike (muaj, tremujor, vit) mbi mirëmbajtjen, duke përfshirë numrin e ndërhyrjeve, kategoritë më të shpeshta të defekteve, kosto totale dhe mesatare për ndërhyrje.
  • Prezanton grafiqe vizuale (p.sh. bar chart, pie chart, trend line) për t’i bërë analizat të kuptueshme për menaxhmentin.
  1. Zhvillimi i Propozimeve për Përmirësim
  • Sugjeron zgjidhje për të reduktuar ndërhyrjet e përsëritura dhe për të rritur efikasitetin.
  • Punon ngushtësisht me drejtuesit e tjerë për projekte investimi që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës.
  1. Menaxhimi i Inventarit dhe Furnizimeve
  • Kontrollon menaxhimin e materialeve, veglave dhe pajisjeve nga stafi teknik.
  • Siguron që sektori të jetë i pajisur në mënyrë efektive për të përballuar ndërhyrjet në kohë reale.
  1. Zbatimi i Standardeve të Sigurisë dhe Ligjshmërisë
  • Monitoron që të gjitha ndërhyrjet të kryhen në përputhje me normat teknike dhe të sigurisë në punë.
  • Kontrollon përputhshmërinë me kërkesat e ligjit Nr. 55/2025 dhe aktet përkatëse.
  1. Analiza Ekonomike dhe Zhvillimi i Shërbimeve
  • Analizon të ardhurat dhe kostot e sektorit të mirëmbajtjes dhe gjelbërimit në mënyrë periodike.
  • Harton raporte financiare bazuar në të dhënat e faturimit, kuotave të shërbimit dhe shpenzimeve.
  • Identifikon mundësi për rritjen e të ardhurave përmes zgjerimit të shërbimeve ekzistuese dhe krijimit të shërbimeve të reja.
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe shitjeve për të strukturuar paketa shërbimesh shtesë.

Kualifikimet:

  • Diplomë e lartë në Inxhinieri Ndërtimi, Elektrike, Mekanike, ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose menaxhim operativ.
  • Të thelluara për sistemet elektrike, hidraulike, ventilim, ashensorë, struktura, gjelbërim.
  • Aftësi për të ndërtuar dhe interpretuar grafiqe teknike dhe raporte të detajuara.
  • Përvojë në drejtimin e ekipeve, delegim dhe vendimmarrje në situata kritike.
  • Komunikim i mirë, punë në grup, organizim dhe përgjegjësi e lartë.
  • Njohuri shumë të mira në Excel (grafiqe, tabela), Word dhe platforma të tjera.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë