Përshkrimi
Agikons sh.p.k është një shoqëri ndërtimi me më shumë se 20 vite përvojë në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Kompania njihet për cilësi të lartë dhe qasje profesionale, ndërsa investon vazhdimisht në zhvillimin e punonjësve, duke ofruar një mjedis pune mikpritës dhe mundësi konkrete për ecuri në karrierë.
Edhe kompania S&D Invest, si pjesë e grupit Agikons, ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me të njëjtat parime.
Për shkak të zgjerimit të aktivitetit, S&D Invest Sh.a synon të angazhojë një Drejtues Operacional, i cili do të mbajë një rol të rëndësishëm në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.
Detyrat
- Udhëheq veprimtarinë e sektorëve të mirëmbajtjes, gjelbërimit, pastrimit dhe transportit.
- Harton, në bashkëpunim me menaxherët e sektorëve, planet vjetore, mujore, javore dhe ditore.
- Ndjek në mënyrë periodike zbatimin e planeve ditore nga sektorët përkatës dhe verifikon raportimin e tyre.
- Përcjell për miratim planet mujore për sektorët e Pastrimit, Mirëmbajtjes dhe Gjelbërimit.
- Raporton te eprori direkt mbi planet ditore të punës.
- Verifikon ditarin e punimeve, preventivat dhe situacionet, dhe më pas i dërgon për miratim te eprori.
- Mbikëqyr listë-prezencat e sektorëve.
- Kontrollon nevojat për materiale dhe, duke u mbështetur në kërkesat e sektorëve, i përcjell për prokurim duke ndjekur gjithë procesin deri në blerje.
- Shqyrton kërkesat dhe miraton urdhrat e daljeve sipas nevojave të menaxherëve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
- Të zotërojë mbi 3 vite përvojë në pozita drejtuese.
- Të ketë aftësi të mira në menaxhim dhe udhëheqje.
Çfarë ofrojmë:
- Mjedis pune profesional dhe mundësi të prekshme për zhvillim në karrierë.
- Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.
- Pagë të negociueshme, sipas eksperiencës dhe aftësive.
Nëse synoni një karrierë të qëndrueshme, me hapësira për zhvillim profesional dhe vlerësim të drejtë, mund të bëheni pjesë e ekipit të S&D Invest.sh.a.